LUFTA E BEDRIT

0
Shkruan: Ragmi Destani

Shkruan: Ragmi Destani

DITA E 17 E RAMAZANIT KUJTON LUFTËN E BEDRIT Luftën e parë mes Muslimanëve dhe pabesimtarëve të Mekës.

Kjo luftë ishte një sprovë e madhe, si për muslimanët ashtu edhe për Idhujtarët e Mekës,, sepse cili do ta fitonte këtë luftë, do të llogaritej fuqi më e madhe në Gadishullin arabik. Dhe nga ky rezultat, so të publikohet shteti islamik i Medines dhe fuqia e tij.

Muhamedin a.s. dhe muslimanët,, Zoti nuk i lejoi të luftojnë e as të mbrohen me luftë 15 vjet. Për të treguar se kjo fe nuk ka synim luftërat, por paqen, civilizimin dhe bashkëjetesën. Dhe që muslimanët të mësohen me durimin dhe zgidhjen e problemeve me dialog dhe mirëkuptim. Por Allahu, pasi që muslimanët u adaptuan me atë cilësi, atëjerë i lejoi që të mbrohen edhe me luftë, por edhe të inicojnë lufta.

Duke rrespektuar këtë parim,, Muhamedi a.s. dhe muslimanët zhvilluan vetëm këto tre lloje të lutërave: 1. LUFTA MBROJTËSE / për tu mbrojtur nga armiku kur sulmoheshin, si Bedri dhe Uhudi/. 2. LUFTA PARANDALUESE / Muamedi a.s. kishte shërbimin sekret të tij, dhe kur e hetonte se dikush po përgtitet për luftë ndaj shtetit të Medinë, atëherë organizohej dhe i luftonte ne vendin e tyre para se të niseshin për në Medine /. 3. LUFTA NDËSHKUESE / kjo lloj lufte ishte, nëse dikush e vriste ndonjë musliman,,, e pastaj Muhamedi a.s. ia merrte hakun shtetasit të vet ../. //ASNJË luftë e Muhamedit a.s. nuk regjistrohet se ai e inicoi i pari//.

E lufta e BEDRIT, ishte në 17 Ramazan, në një vend i quajtur BEDR mes Mekës dhe Medines. Ushtria muslimane udhëhiqej nga Muhamedi a.s. dhe kishte 313 ose 314 ushtarë, kurse ushtria e idhujtarëve të Mekës kishte 950. Kjo betejë përfundoi me fitoren e muslimanëve. Në këtë betejë nga ana e muslimanëve ranë Shehid 14 veta, 13 Medinas dhe një nga mmuhaxhirët e Mekës. Kurse nga ushtria e idhujtarëve të Mekës u vranë 70 veta dhe 70 të tjerë u zunë rob. Interesantja e kësaj lufte ishte se, nga ushtria e idhujtarëve të Mekës u vranë, kryesorët e tyre dhe ata të cilët i kishin maltretuar muslimanët mmë së shumti, duke qenë në Mekë.

Pas kësaj lufte, muslimanët, morën një kurajo të madhe sepse arritën ta publikojnë shtetin musliman dhe fuqinë e tij, por pas kësaj edhe zyrtarisht llogariteshin si fuqia më e madhe në gadishullin arabik.

URIME TË GJITHËVE KJO DITË, ME VLERË TË MADHE NË HISTORINË ISLAME

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com