LPD reagon ndaj sulmit të dy Kosovarëve në Novi Sad
09:34 | 10 Tetor 2018
Lajm i trishtueshëm rrahja e dy të rinjve shqiptarë në qytetin e Novi Sadit.

Rrahja e këtyre dy shqiptarëve vetëm pse flisnin shqip, tregon urrejtjen patologjike që ekziston në Serbi ndaj shqiptarëve.

Kjo qasje e serbëve ndaj shqiptarëve për ne nuk është e panjohur, mentaliteti i serbëve nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë përderisa ata privilegjohen nga Bashkimi Europian.

Dyshoj se autoritet përkatëse të Sërbisë do ta hetojnë me seriozitet rastin në fjalë.
Andaj, ftojmë autoritetet ndërkombëtare që ta analizojnë dhe gjykojnë rastin në fjalë.
Viktimave të këtij rasti i dëshirojmë shërim të shpejt.

Shqiprim Musliu

Kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik

Bujanoc, 09.10.2018.

Aurela Hoxha