LPD-ja mban konventën, me moton “TË BASHKUAR, NË FITORE” pjesmarrëja madhështore e qytetarëve të Luginës (Foto)

0

LPD 2

Antarët dhe simpatizantët e LPD-së u jan përgjigjur thirrëjes për konventën e cila u organizua në sallën e madhe të Shtëpis së kulturës.
Edhe pse jo të gjith antarët patën mundësin të jen pjesmarrës të konventës një numër i madhë i antarëve dhe simpatizantëve u jan përgjigjur thirrëjes në konventën e organizuar nga Lëvizja e Progresit Demokratik, ftesës së LPD-së u jan përgjigjur edhe krerë të pushtetit lokal të Preshevës dhe Bujanocit, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi, por edhe politikan të rajonit, dhe veteranë dhe familjar të dëshmorëve.
Pjesmarrës ishin edhe një numër i madhë i degës së Malsis së Bujanocit ku në mënyr të organizuar ju përgjigjën ftesës së LPD-së, ku fjalimin përshëndetës e mori kryetarja e forumit te gruas Fatlume Lutfiu, e cila në rradhë të parë përshëndeti dhe falemderoj të gjith të pranishëmit që treguan gadishmërin të i përgjigjën ftesës së LPD-s, ku tregoj sakrificat e Lëvizjes së Progresit Demokratik, dhe rolin kyqë që ka luajtur forumi i gruas në LPD-ën dhe në komunën e Bujanocit, ndërsa fjalën e rastit e mori edhe Kryetari i forumit rinor të LPD-së Valmir Beqiri, i cili tha se struktura e LPD-së tani me antarsimet e reja kryesisht nga të rinjët e Bujanocit po tregon fuqin dhe rrespektin që po i bëhet Lëvizjës së Progresit Demokratik.
Ndërsa fjala përshëndetëse ju dha edhe Kryetarit të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa i cili falemderoj për ftesën e bër nga ana e Lëvizjës Progresit Demokratik dhe ftoj qytetarët që të përkrahin njeriun e luftës dhe të paqës Jonuz Musliun.
Kurse fjala përshëndetëse i takoi edhe kryetrit të komunës së Bujanocit, zotëri Nagip Arifi i cili falemderoj për ftesën dhe LPD-në, ku njoftoj të gjith simpatizantët e LPD-së se pushteti i Komunës së Bujanocit qeverisët në kualicionin ndërmjet PD-së dhe LPD-së ku Arifi i dëshiroj suksese Lëvizjes së Progresit Demokratik në zgjedhëjet e prillit.
Ndërsa fjalimin përshëndetës i takoj edhe zv. Kryetarit të Republikës së Maqedonis zotëri Musa Xhaferi, i cili ftoj të gjithë partit të jen të unifikuara në zgjedhëjet e ardhëshme, dhe bashkim të të gjith shqiptarëve në familjen e madhe të Bashkimit Europian.
Ndërsa Programi i LPD-së u pasurua edhe me një dokumentar ku tregoj për Biografin dhe Historikin të cilën ka kaluar Lideri i Lëvizjës së Progresit Demokratik, zotëri Jonuz Musliu, dhe historiku i themelimit të Lëvizjës së Progresit Demokratik.
Ndërsa fjalë rasti ju dha edhe Xhemajl Jashari, ish i burgosur politik dhe vëllai i dëshmorit të kombit Ismet Jashari “KOMANDANT KUMANOVA” i cili falemderoj Jonuz Musliun për ftesën e dërguar të cilit i pëlqej fraza e LPD-së “Të bashkuar, Në fitore” ku atë e lidhi se të bashkuar dot fitojn shqiptarët në Bujanoc, dhe asnjëher të mos ndahen, ku tregoj edhe për historikun e luftës së Ushtris Çlirimtare të Kosovës, dhe historikun e Ushtris Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, ku kujtoj momente të bukura Historike gjat jetës së tij gjatë njohëjes me liderin e LPD-së z. Jonuz Musliu, Jashari i dëshiroj fitore LPD-së në zgjedhëjet e ardhëshme, dhe fitore për gjith Shqiptarët e Komunës së Bujanocit.
Ndërsa kejt në fundë i takoj fjala edhe Kryetarit të Lëvizjës së Progresit Demokratik, zotëri JONUZ Musliu i cili falemderoj të gjith të pranishëmit dhe i falemderoj për përgjigjëjen e ftesës ndaj LPD-së ku bëri të ditur edhe numërin të cilën LPD-ja do të dal në zgjedhëje. Numrin 5 të cilin e lidhi si numër të shkëlqyshëm në shkollë për nxënsit dhe numër i shkëlqyshëm për LPD-në në zgjedhëjet e ardhëshme që do të mbahen, kejt në fundë u ndan edhe mirnjohëje për njerëzit të cilët kontribuan për Lëvizjën e Progresit Demokratik, ku kejt në fundë u mbajt edhe një koktej rasti i organizuar nga LPD-ja./BujanociNet/

FOTOGRAFIT TJERA JAN DUKE U PËRPUNUAR POSA TË PËRFUNDOJN DO TË PUBLIKOHEN

LPD 10
LPD 9 LPD 7LPD 6 LPD 2 LPD 3 LPD 5 LPD 1

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com