Lokja që po i “mbijeton” vetmisë (Reportazh)

0
Shkruan: Xheneta Salihu

Pregaditi: Xheneta Salihu

Që nga dyert mund të ndjesh aromë qetësie, thua se nuk është askush. Kur hyn Brenda në oborr gjendesh përballë një shtëpie të madhe të rregulluar mirë, e cila duket se qëndron për zbukurim, panjeri.

Për ballë dritareve të gjata sheh figurat dhe ngjyrat e ndryshme që dalin nga televizioni, e që japin sinjal se shtëpia nuk qenka e vetme! Kur futesh Brenda shtëpisë, sheh loken në kolltukun ngjyrë kafe, gjysëmshtrirë e me dorën mbështëtur në kokë, që jeton e vetme në shtëpi. Saherë që hapet dera, ajo nxitimth e ngre kokën lart të shohë se kush është ,mos ndoshta “fëmijët” e sajë po i bëjnë befasi me ardhjen nga mërgimi, po nuk ngjason të jetë ashtu!

Lokja dhe jeta e sajë martesore.

Fetije Ramadani, 86 vjeçare nga Dobrosini i Bujanocit, thotë se ka kaluar shumë sfida në jetë dhe njëra nga ato më të vështirat po e përcjell ende. Mungesa e “vajzës” së sajë me familje që jetoj në në mërgim. Ajo kagjitha të mirat materiale, motrat dhe familjarë të tjerë të cilët vinë e vizitojnë i ka afër,por nuk janë ata që lokja Fetije do të donte ti shihte çdo ditë. Herë pas here kërkon ndonjë vajzë a po grua që ti gjindet sado pak në shtëpinë rast nevoje, por shumicen e kohes qëndron e vetme. Mesy të ngulitur në tokë, fillon e rrëfen jetën e sajë. Qysh në moshën 16 vjeçare, rinia e sajë kishte përfunduar, sepse në atë moshë, e kishin kërkuar për nuse në një fshat të Komunës së Bujanocit. Kjo punë kishte përfunduar me fjalën e fundit të babait të sajë. Është varë prej tij në një farë forme se a do të martohej vajza apo jo. Gjithë kjo histori e martesës së hershme nisë me një dasëm të tjetër kujt. Fetija, tashmë e moshuar por atë herë si vajzë e re, kishte shkuar të festonte në dasmën e dikujt tjetër, kur në një moment njëra nga gratë i a ka vënë syrin. “E kuptova n’qat moment për cka pom’kshyr. Une isha ma e madhja aty,besa edhe ma e heshmja”,tha fetija. Ajo e kishte dashur për  djalë të vetin. Pas asaj dite, babai i Fetijes rastësisht ishte takuar me burrin e gruas në fjalë. Ai kishte kërkuar dorën e Fetijes për djalë të vetin, i cili në atë kohë ishte vetëm 12 vjec. Babai i Fetijes në fillim kishte refuzuar pasiqë vajza ishte ende e re, por familja e djalit tashmë ishin të vendosur se e donin për nuse. Pas një kohe, edhe babai i Fetijes u pajtua mirë po kanë kërkuar që djali të mbushte të paktën 15 vjec e pastaj të martohej me vajzën e tyre. Ndërkaq, Fetija ishte dy vite më e madhe. Duke ecur i menduar deri në shtëpi, babai i Fetijes, pasi hyn brenda fillon e diskuton këtë temë me gruan e tij. E morrën pranë vetes edhe vajzën e tyre, pra Fetijen, që të arrijnë deri në një përfundim. ”Kur m’ thirrën, ma merrte mendja cka dojshin me m’thon. Un nuk pranojsha se isha shumë e re, vazhdimisht thojsha pse s’pemarrin njonen prej motrave tjera. Po ata nuk lshojshin perderisa m’bindën m’upajtu me këtë fat”, rrëfente Fetija. Pas tre viteve ,ata u martuan. Fetija tashme filloi një jetë të re, dhe ndryshe nga ajo që ishte mësuar deri në ato vite, sepse ajo tashmë e konsideronte një jetë me obligime më të rënda. Pasi ishte martuar, Fetija filloi një jetë normale me bashkëshortin e sajë. Ajo tha se edhe pse nuk e kishte njohur më për para burrin e sajë Memetin duke u njohur dita-ditës, shtohej dashuria për njëri-tjetrin. Por fati nuk i buzëqeshi edhe për shumë gjatë. Burri i sajë, pas 14 vite martese, ndërroi jetë duke e lënë Fetijen të vejë në moshën 30 vjeçare.

 

Martesa e dyt

Martesa e parë ndoshta përfundoi në gjysmë për Fetijen, por si zakonisht jeta vazhdon pavarësisht se me c’farë rrethanash përballet njeriu. Pas këtij rasti ajo u detyrua të largohej nga ajo familje dhe të martohej me një njeri tjetër, dikë që prapë s’do ta njihte.Tërrnovci ishte “destinacioni” i rradhës për martesën tjetër. Burri që do të martohej, kishte qenë i martuar dhe kishte fatin e njejtë sikur të Fetijes. Edhe gruaja e tij nuk kishte jetuar gjatë, por pas vetes kishte lënë një vajzë në moshë të re. Nga ai moment, Fetija me gjithë dëshirën dhe vullnetin pranoi që ta rriste vajzën. “Unë nuk kisha fëmijë të mi, e doja shumë vajzën që e gjeta, Zikreten”, fliste me sy të buzëqeshur Fetija. Ajo e kishte rritur me gjitha të mirat, së bashku me burrin e sajë të dytë, Bexhën. Kur Zikretja ishte rritur, nëna e sajë që e ka rritur, Fetija, ka propozuar që ta martojë Zikreten me nipin e sajë (djalin e vëllaut), Naserin. Me pëlqimin e Zikretes, ata u martuan dhe krijuan familje të cilët nga ajo ditë e sot, jetojnë dhe veprojnë në Zvicërr. Zikretja ka katër vajza dhe një djalë. Ata marrin rrugën e largët shpesh që ta vizitojnë “nënën” e tyre, madje ata flasin përmes “skype” disa herë në ditë për të parë se si është.“I du shumë ata,i du sikur fmit e mi. Nuk i kam nip e mbesa, po krejt fmi i kom”,fliste duke vënë duart në zemër lokja. Por dashurinë më të madhe ajo ia ka rezervuar pikërisht nipit të sajë, të cilin e quan djalë të vetin, Muhamedit. Ajo do të jepte gjith cka për të. Është djali që gjithmonë ka dashur ta kishte si fëmijë biologjik.

Vitete  pleqërisë

Fetija ka pasur përjetim e nga më të ndryshmet, por viteve të pleqërisë u bënë ballë ende. Po të shkosh ta vizitosh, e sheh duke qëndisur pa syze. Thotë se syzet i kishte hequr nga përdorimi qysh nga mosha 50 vjecare. Ajo u qëndisë tani fëmijëve të mbesave të saja rroba prej mëndafshi nga më të ndryshmet. “Ata gëzohen shumë kur i punoj ksilloj punëdore. Dhe unë kur u ashof t’veshura, m’bohët qefi shumë që gjithmonë do ti kenë kujtim nga unë”, u shpreh edhe një herë me sytë ushqyer nga lotët, 86 vjecarja. Ajo thotë se ka mundur të shkojë të jetojë me ata, pasi që kanë shprehur dëshirë ta marrin nën kujdesin e tyre, por lokja nuk ka lejuar që shtëpia të mbesë e zbrazët, sado që i mungojnë “fëmijët” e sajë. Ajo ka dashur që në këtë shtëpi të jetë dikush që  do t’ia hapë derën një vizitori e ti thotë mirë se vjen! “Ktu do t’rri deri sat’jom gjallë, kom me prit njerëz për vizitë e do t’qëndisi deri sat’muj për “fmit e mi”,tha për fundin e historisë së sajë, lokja./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com