Lojtari 40 milionësh i ofrohet skuadrës së Ancelottit
15:59 | 14 Qershor 2018

Agjenti i lojtarit Jean-Michel Seri i kërkon Napoli të blejë mesfushorin e Nicës.

“Ata janë në pozitë pole, ne shpresojmë të marrim lajme pozitive në orët e ardhshme”, tha agjenti i lojtarit.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka qenë i lidhur me Arsenalin dhe Chelsean, por duket se do të preferonte një lëvizje në Serie A.

“Ne shpresojmë që të kemi lajme pozitive nga Napoli në orët e ardhshme,” tha Franklin Mala për Calcio Napoli24, përcjell ORAinfo.

“Ka pasur një kontakt joformal me Napoli, por ende nuk ka asnjë hap përpara nga klubi. Ne jemi gati të takojmë drejtuesit e Napolint”, tha ai

Tranferi i këtij lojtari Napolit do t’i kushtonte 40 milionë euro.

“Klauzola e lirimit prej 40 milion eurosh përfundon më 15 korrik, kështu që ata duhet ta paguajnë atë deri në atë datë. Pas 15 korrikut, Nice mund të kërkojë ndonjë shumë”, tha agjenti i lojtarit. /ORAinfo/

Aurela Hoxha
S