LOJA PËR PUSHTET VAZHDON HAP PAS HAPI

0

322728_240934732644660_1413102238_o

Kujtim Sadriu

Kryetari i Komunës së Preshevës, zotëri Ragmi Mustafa, pas pushtimit të Këshillit Nacional Shqiptar, të cilin e konsideronte antishqiptar, tani është duke përgatitur një strategji të re për të pushtuar Parlamentin e Serbisë. Ai, ka nuhatur se të gjitha institucionet “antishqiptare” po i shkojnë për shtati dhe po i fiton me lehtësi. Siç mësohet jo zyrtarisht kryetari pushtetar i Preshevës ka vendosur që të pushtoj edhe Bujanocin, duke pas parasysh se për të siguruar kolltukun e deputetit në parlamentin serb duhen mbi 10 mijë vota. Prandaj, Ragmi Mustafa ka vendosur që të shtrijë subjektin e tij edhe në Bujanoc për të siguruar votat e mundshme për postin e deputetit pa krijuar koalicione me ndonjë parti shqiptare apo serbe siç kishte bërë “poslaniku” i sotëm në vitin 2012 me veteranët e luftës në Kurshumli. Mirëpo, çka është më e keqja se, kryetarit në fjalë i ka plas sherri edhe në partin e ti, duke ju ndarë anëtarët në dy taborre: në idealistë dhe interesxhi, edhe atë pas pjesëmarrjes në zgjedhjet për KNSH. Në marrëveshjen tjetër të Partisë Demokratike Shqiptare të zgjedhjeve 2012, ishte paraparë që drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë të jetë nga vendvotimet e Preshevës, mirëpo kryetari pushtetar shkeli marrëveshjen e subjektit duke e emëruar drejtorin e një subjekti nga radhët e UDSH-së. Shkelja e radhës vjen duke i anashkaluar anëtarët e subjektit të vetë dhe duke i punësuar individë të subjekteve të tjera të cilët kanë vota të konsiderueshme. Rast konkret na ishte këshilltari i PVD-së në Preshevë, i cili nxirrte flakë për të drejtat qytetare e më në fund u shit për një pagë qyqare. Ndaj, i gjithë ky marifet i kryetarit po bëhet vetëm e vetëm për t’ia arritur sigurimin e ndonjë mandati të deputetit republikan. E këto fizkultura nuk bëhen  për të mirën e qytetarëve, por për interesa personale, grupore e partiake. Vrapimi pas këtyre posteve të larta, sjell pas vete jehonën e përçarjeve, urrejtjeve, revanshizmave dhe shantazheve, të cilat çojnë ujë në mulli të huaj, shkurt e shqip, në Beograd, i cili më lehtë pastaj i sundon.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com