Loja në Facebook që po tmerron prindërit

0

Një lojë e dyshimtë në rrjetin social Facebook e cila u kërkon fëmijëve të zhduken pa lënë gjurmë deri në tre ditë, ka përhapur panik në mesin e shumë prindërve në Francë.

loja(1)

Loja, e quajtur “Loja e 72-it’, i përfshin adoleshentët në sfidën ndaj njëri-tjetrin për t’u zhdukur pa u thënë asnjë fjalë familjeve të tyre për 12, 24 apo edhe 72 orë me radhë, raporton “Daily Mail”.

Autoritetet kanë ngritur alarmin pasi një vajzë 13-vjeçare nga Franca veriore ishte zhdukur për tre ditë javën e kaluar.

Pas zhdukjes për 72 orë, vajza, me emrin Ema, më në fund u kthye shëndoshë e mirë në shtëpinë e saj me familjen në fundjavë, transmeton Telegrafi.

‘Emma’, nuk pranoi të tregojë policisë apo prindërve te saj ku kishte qenë, por vetëm tha se kishte përfunduar sfidën “Loja e 72-it’.

Autoritetet nuk kanë ende një shpjegim zyrtar për këtë lojë, por kanë apeluar te prindërit që të kenë kujdes. /Telegrafi/\

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com