Llaku për flokë, shkak për defekte në lindje tek foshnjat e gjinisë mashkullore

0

Ekspertët bëjnë thirrje që të ndalohet përdorimi i llakut për flokë gjatë shtatzënisë, pasi të dhëna të reja sugjerojnë se përmbajtja e tyre mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të defekteve të zakonshme në lindje tek foshnjat e gjinisë mashkullore.

Ekspertët thonë se përdorimi i llakut për flokë, si dhe disa llojeve të shampove ngjyrues, mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të defekteve të lindura tek organi gjenital mashkullor, që në gjuhën mjekësore quhet “hipospadia”, një defekt kongjenital tek meshkujt, ku hapja e uretrës është në pjesën e poshtme të organit gjenital.

Ky paralajmërim vjen pasi një studim zbuloi se nënat që kishin përdorur produkte kozmetike për flokët gjatë shtatzënisë ishin dy herë më të rrezikuar të lindin një fëmijë me këtë defekt.

Një teori është se përbërësit kimikë tek këto produkte përçajnë hormonet mashkullore dhe ndërhyjnë në zhvillimin e organit gjenital gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë.

Ky është studimi i parë që tregon lidhjen mes ekspozimit të nënës me këto produkte kozmetike të flokëve gjatë muajve të parë të shtatzënisë dhe rrezikut për zhvillimin e defektit “hipospadia” “, thonë hulumtuesit shkencorë, studimi i të cilëve është publikuar tek Revista Ndërkombëtare mbi Kërkimet Mjedisore dhe Shëndetin Publik.

Gjatë studimit të kryer tek Spitali Universitar Amiens në Francë u krahasuan përdorimi i produkteve kozmetike, kimike dhe pesticideve tek 250 gra të cilat kishin lindur djem me dhe pa defektin hipospadia.

Mes përdorimit të produkteve shtëpiake dhe substancave kimike (ngjyrave, tretësve, gazolinës, ngjitësve etj) dhe defektit hipospadia nuk u gjet asnjë lidhje, ndërsa përdorimi i produkteve kozmetike për flokët rezultoi që rriste rrezikun me 80%./GazetaShëndeti

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com