LIVE: Konferenca e Buffon për largimin nga Juventus
15:29 | 17 Maj 2018

Ashtu siç ishte paralajmëruar Giggi Buffon i ka dhënë fund aventurës te Juventusi.

Në një deklaratë pë mediat portieri legjendar ka konfirmuar se ditën e shtunë do të luajë ndeshjen e fundit me “Zonjën e Vjetër”.

“Pas këtij prezantimi, desha të falënderoja presidentin, i cili përveç rolit të tij institucional në Juventus është me të vërtetë diçka më shumë për mua. Gjatë viteve, mendoj se kemi zhvilluar një raport unik të marrëdhënies miqësore”, tha fillimisht ai.

“E shtuna do të jetë ndeshja ime e fundit me Juventusin. Mendoj se është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund kësaj aventure të mrekullueshme. Për ta përfunduar atë me fitore, të cilat janë me të vërtet të rëndësishme për mua. Ndeshja ndaj Veronas do të jetë e fundit për mua me këtë fanellë”, tha Buffon.

Aurela Hoxha
S