Lista Srpska ka arritur marrëveshje me PDK-në

0
Pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Bllokut LAN (LDK-AAK-Nisma) dhe Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje, Lista Srpska një ditë më vonë kërkoi shtyrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për një javë.

Sipas udhëheqësve të Listës Srpska, kjo shtyrje ishte e nevojshme për konsultime shtesë me Beogradin, pas marrëveshjes LAN-VV.

Arsye, sipas “Srpskas” ishte këmbëngulja e Vetëvendosjes që mos ta vazhdojë dialogun me Serbinë, si dhe rishikimi i marrëveshjes së 19 prillit të vitit të kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritur në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së.

Sipas të përditshmes serbe, “Blic”, që transmeton Indeksonline, edhe pse Lista Srpska e ka mbështetur opozitën në zgjedhjen e kryeparlamentarit, një pjesë e deputetëve tashmë kanë arritur marrëveshje me PDK-në e Hashim Thaçit.

“Edhe pse Lista Srpska e ka mbështetur marrëveshjen e opozitës, jozyrtarisht, siç merr vesh ‘Blic’, një pjesë e deputetëve të kësaj Liste pas arritjes së marrëveshjes LAN-VV, janë mbledhur dhe kanë arritur marrëveshje me PDK-në e Hashim Thaçit”, shkruan “Blic”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com