Lirohen derivatet e naftës në Sërbi

0

Nga sot Industria e Naftës së Sërbis, ka liruar derivatet e naftës nëpër pompat e veta të benzinës, kështu që dizelli, benzina si dhe gasi do të jenë më lirë për dy dinarë, është bërë e ditur nga kompania e NIS.

Benzinska pumpa

Nga industria e naftës së Sërbis kanë bërë të ditur se nga 1 dhjetori, kjo është hera e gjashtë që kjo kompani i zbrit çmimet e derivateve në stacionet e veta dhe thot se ka mundësi që politikën e çmimorës së vet ta përputhin me çmimet e naftës në tregun botërorë, duke e falemnderuar stabilitetin e kursit të dinarit kundrejt dollarit. Çmimi i shitjes së derivative me pakic nëpër stacionet e benzinës së NIS-it, dukshëm janë më të ulëta nga 1 nëntori duke e llogaritur korreksionin e çmimit të ditës së sotme, thonë nga kompania, duke shtuar se çmimi i benzinës motorike BMB 95 dhe 98 oktanësh, janë më lirë për për 14 dinarë për litër, ndërsa derivatet e naftës si, euro dizelli gas oil, ultra D, vaji për ngrohje, Euro el, si dhe auto gasi janë më lirë për 8.5 dinarë për litër. Edhe për kundër këtyre zbritjeve qytetarët tanë për ta mbushur rezervuarin shkojn në Maqedoni pasi që në atë shtet derivatet e naftës janë përgjysëm më të lira. Në pompat e benzinis NIS petroll në hyrje të qytetit dhe “Agimi” në rrugën e Gjilanit në Bujanoc, nga sot benzina ka çmimin 135.90 dinarë, euro dizelli 145.90, euro dizelli ultra 150.90 dhe vaji për ngrohje kushton 140.90 dinarë për litër. Kurse ngasësit që kanë veturat me gas tek pompa e benzinës agimi mund ta merrni një litër për 86 dinarë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com