Lirohen derivatet e naftës edhe në Sërbi

0

Industria e naftës së Serbis ka ulur çmimet e derivateve në stacionet e veta të benzinës, kështu që karburantet dizell dhe benzina janë liruar për dy dinarë, ndersa çmimi i auto gasit është ulur për 1 dinarë.

297402_ekonomija01rasfoto-oliver-bunic_kf

Nga kjo kompania, thuhet se do të ndjekin trendet e tregut botëror. Krahasuar me fillimin e nëntorit, çmimet gjatë ditës së djeshme kanë qenë më të ulëta, kështu që benzina motorike prej 95 dhe 98 oktanësh për një total prej 7,5 dinarë, për deri sa derivatet e naftës dhe çmimet e auto-gazit janë liruar për 3,5 dinarë për litër. Duke falemderuar relativisht stabilitetin e kursit të dinarit kundrejt dollarit gjatë muajit nëntorë, kompanija është në gjendje të monitorojë trendet e saj të çmimeve me çmimet e naftës në tregun botëror. Ndërsa nga sot në Maqedoni sërisht janë ulur çmimet e derivateve të naftës, edhe ate për 2 denarë për litër. Sipas Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), benzina Euro-super BS -95 do të shitet për 70 denarë për litër, BS-98 71.50 denarë për litër, euro-dizeli 60 denarë për litër, derisa vaji për amvisëri 48.50 denarë për litër. Kur krahasojm vendin tone me ate te maqedonis, derivatet e naftës nëpër pompat e benzinës në maqedoni për 30 dinarë janë më të lira se në vendin tonë. Maqedonia konsiderohet si një nga vendet me çmim më të ulët të derivateve të naftës në Evropë. Çmimi mesatarë i benzinës është rreth 149, kurse i dizellit 154 dinarë, për të pasur rezervuarin plot duhet të ndash nga buxheti rreth 6 mijë dinarë,por një gje e tillë është e rrall, ne të gjith kryesisht e mbushim veturën prej 1 mijë e pesqind deri në 2 mijë dinarë, pasi që dihet çështja ekonomike e këtij vendi, thonë qytetarët e komunës sonë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com