Liqeni i Bujanocit i mer jetën një 26 vjeçari
14:59 | 26 Mars 2016

Marko Janjiç 26 vjeçarë nga Bujanoci të enjtën rreth orës 17 është gjetur pa shenja jete në liqenin e Buajnocit. Sipas të dhënave të para nga policia bëhet fjalë për vetvrasje, informacionin për këtë tragjedi e ka konfirmuar edhe Dragan Stamenkoviç zëdhënës i policisë së Vranjës. Sipas policisë, të dhënat që i ka konfirmuar, djaloshi nga shtëpia ka dalë të enjtën rreth orës 13, prindërit e kanë paraqitur zhdukjen e tij, ndërsa trupi i pajetë I tij është gjetur në liqe pas 4 orësh. Sipas tëdhënave jo të konfirmuara djaloshi tashmë i ndjerë kishte problem shëndetësore, ndërsa rrjedh nga një familje ku edhe më parë ka patur vetvrasje.
Edlira Rukaj