Lionel Messit i ofrohet kontratë e përjetshme
14:50 | 21 Tetor 2017

Oscar Grau, drejtori Ekzekutiv i Barcelonës, ka një lajm të mirë për tifozët.

Pas Andres Iniestas, Barcelona do t’i ofroj kontratë të përjetshme edhe yllit argjentinas, Lionel Messit Këtë e ka konfirmuar drejtori Ekzekutiv i Barcelonës, Oscar Grau, gjatë mbledhjes së Asamblesë së klubit. "Messi ka rinovuar me Barcelonën për katër vjet, por klubi do t'i ofrojë atij një kontratë të përjetshme", ka deklaruar Grau. Deklarata e Grau ka ardhur pas spekulimeve të mediave britanike se Lionel Messi gjatë verës së ardhshme do të transferohet në Manchester City Mbetet të shihet nëse ylli i Argjentinës do të pranoj propozimin e Barcelonës apo jo.
Françeska Jaçe
S