Lingard “tallet” me Ronaldon [Foto]
23:43 | 08 Nentor 2018

Cristiano Ronaldo shënoi një gol të bukur  në ndeshjen e djeshme ndërmjet  Juventusit dheish-skuadrës së tij Manchester United në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Por ajo që tërhoqi akoma më shumë vëmendjen ishte festa e portugezit i cili ngriti bluzën duke shfaqur muskujt abdominal.

Megjithatë,  goli i tijnuk i mjaftoi Juventusit, pasi skuadra angleze e përmbysi rezultatin dhe fitoi me rezultat 2:1.

Ndërsa, sot ishte Jesse Lingard ai i cili ka shpërndarë në “Twitter” një foto të tijën dhe të Ronaldos duke shfaqur muskujt abdominal duke pyetur: “Kush i ka më mirë?”.

The post Lingard “tallet” me Ronaldon [Foto] appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Alesia Bami