Lind fëmija me ngjyrë, gruaja thotë se nuk e ka fajin, akuzon burrin se ka pirë shumë kafe
08:30 | 09 Maj 2019

Gruaja 24-vjeçare, identiteti i së cilës nuk u bë i ditur për shkaqe sigurie, nga Valencia e Spanjës, deklaroi se fajtorë për lindjen e foshnjës me ngjyrë është burri i saj, transmeton lajmi.net.

Bashkëshorti i 24 vjeçarës ishte po ashtu i bardhë, dhe, në momentin që pa djalin, i kërkoi shpjegime gruas së tij.

“Nuk jam racist. Por, ti me siguri më ke tradhtuar” i tha ai gruas së tij. Por, gruaja 24-vjeçare ka pretenduar se ajo nuk e ka tradhtuar kurrë dhe fajin e kishte fakti që burri i saj pinte gjatë gjithë kohës kafe, njofton Daily Mail.

Pas kësaj, burri deklaroi se ndihet keq që e akuzoi gruan e tij dhe e beson atë pasi ajo e dashuron.

Kësisoj, mbi bazën e besimit, burri ka premtuar se nuk do t’i nënshtrohet testit të vërtetimit të prindërimit. /Lajmi.net/

 

Alesia Bami