“Lija e qenit” (Variqela) prezente edhe ne komunën e Bujanocit

0

Variqela apo siç njihet në popull “lija e qenit” është shpallur si epidemi në muajin nëntor të vitit 2014 ku edhe sot e kësaj dite po zgjat dhe numri i të sëmurëve nga kjo smundje infektive po rritet. Variqela pasi që ishte e pranishme nga muaji nëntor i vitit të kaluar në disa qytete në qendër të Serbis, ditëve të fundit është përhapur edhe në qytetin e Nishit. Me variqel ka të infektuar edhe në komunën e Bujanocit por numri i sakt nuk dihet, të infektuarit janë nga mosha 10 deri në 12 vjeqe, thotë, Afërdita Mustafa, pëdiatre në shtëpin e shëndetit në Bujanoc.

lia

Sipas sajë, pacientët për ta kuptuar që kanë këtë smundje infektive, mund ti kenë këto simptome, temperatut të lart, ndryshime në lëkurën e trupit duke u paraqitur puçrrat. Sëmundja shfaqet pas një periudhe të fshehtë prej rreth 2-3 javësh me shenja që i gjejmë në çdo infeksion viral. Karakteristike është shpërthimi i puçrrave që fillojnë me skuqje të shoqëruar me kruarje të ashpra në lëkurë që zakonisht paraqiten në bark, shpinë apo fytyrë dhe më pas përhapen në gjithë trupin, madje edhe në lëkurën e kokës, gojë, hundë, veshë dhe organe gjenitale. Kruarja fillon ngadalë, me shenja të kuqe që duken si puçrra apo pickime të insekteve. Pastaj ato transformohen në fshikëza të holla të mbushura me lëng, të cilat veniten. Kur këto fshikëza shpërthehen lënë plagë të hapura të cilat në fund thahen duke formuar dregëza. Ndërlikimet përfshijnë mbi infeksionet dytësore bakterore duke prekur lëkurën, mushkëritë, eshtrat, kyçet dhe trurin. Me këtë rast duhet që fëmijët ta vizitojn mjekun dhe të jen gjithnjë nën kontroll, pasi që mund ti bije imuniteti dhe most ë vije deri tek ndonjë komplikim siç u cekën edhe më lart. Sipas doktoreshës Mustafa, variqela përhapet nga njeriu te njeriu kryesisht me kontakt të drejtpërdrejtë, mund të përhapet brenda të njëjtës familje, në çerdhe, në shkolla e në spitale, kështu që është mirë që personi që është prekur nga variqela të izolohet. Gjatë kohës sa fëmijët vuajn nga variqëla duhet të përdorin terapi simptomatike dhe vitaminoze. Sipas doktoreshës Mustafa kjo sëmundje infektive përhapet shpejt por edhe shërohet shpejt. Sipas Institutit për shëndet public Batut, nga fillimi i epidemis e deri në ditët e sotme në serbi janë konfirmuar 210 persona që kanë këtë smundje./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com