Ligji i ri në Zvicër detyron gratë t’i heqin shamijat, nëse u kërkohet nga zyrtarët
12:08 | 19 Mars 2019

Kantonet, siç janë Ticinos dhe St Gallenit, kanë futur tashmë ndalesa në mbulesat e fytyrave – por zona të tjera si Solothurn dhe Cyrih nuk po e zbatojnë këtë ligj, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Qeveria tha se vendosja e një ndalimi të tillë mbarëkombëtar do të rriste mundësinë e kantoneve të fuqishme të mos ishin në gjendje të bëjnë rregullat e tyre.

Në vend të kësaj, një kundër propozim e bënë të paligjshme që gratë të refuzojnë të zbulojnë fytyrën e tyre, kur u kërkohet ta bëjnë këtë nga zyrtarë të caktuar.

Sipas ‘The Local’, propozimi nënkupton që nëse dikush në mënyrë të përsëritur refuzon t’ua tregojë fytyrën e tyre zyrtarëve në sektorë si doganat, aviacioni dhe migrimi mund të përballen me gjobë.

Plani, i cili duhet së pari të diskutohet nga deputetët, vjen pas një propozimi për një ndalim mbarëkombëtar të mbulesave në zonat publike.

Qeveria hodhi poshtë idenë dhe, në vend të kësaj, bëri thirrje për ‘veprime të synuara’ në projektligje.

Në shtator, votuesit në St Gallen miratuan me shumicë prej dy të tretave ndalimin e mbulesave, duke u bërë kantoni i dytë zviceran që e bënë këtë gjë. /Lajmi.net/

Kejvina Kthella