Lidhja me agjenten shqiptare i kushtoi karrierën në Kosovë shefit të EULEX

0
Lidhja me agjenten shqiptare i kushtoi karrierën në Kosovë shefit të EULEX

Nuk i ka përfunduar kontrata në Kosovë por shefi i deritashëm i misionit EULEX Bernd Borchard është larguar nga Kosova me arsyetimin zyrtarë se e ka gjetur një punë tjetër në Gjermani.

Këtë arsyetim e dhënë edhe zyrtarët nga zyra për informim derisa mediet në Beograd në një shkrim të zgjeruar rreth largimit të gjermanit nga Kosova japin detaje të tjera që kanë shtyrë atë ta lëshoj misionin.

“Z. Bernd Borchard, ish-shefi i misionit EULEX, është larguar për të filluar një punë tjetër në Gjermani. Ne nuk mund të komentojmë në lidhje me detajet tjera rreth personave të stafit të misionit”, ka thënë për Zëri, zëdhënësja e misionit EULEX, Dragana Nikolic Solomon.

58

Borchard është larguar nga Kosova para më shumë se një jave. Në vend të tij, pozitën e shefit të misionit është duke e ushtruar zëvendësja e tij e deritashme. Këshilli i Evropës ende zyrtarisht nuk e ka zgjedhur zëvendësuesin e tij ngase procedura e largimit të Borchardt ka qenë shumë e shpejtë.

Ndërkohë disa ditë më parë mediat serbe kishin raportuar se shefi i misionit të EULEX-it, Bern Borhard, për shkak të shkeljes së rregullave dhe procedurave dhe lidhjes me agjenten sekrete nga Shqipëria, Marjana Papa,  është larguar nga detyra e tij në Kosovë. Largimin e tij nga misioni sipas mediave serbe e ka kërkuar vet shteti gjerman.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com