Lidhja e mërgimtarëve të Tërnocit ka siguruar donacion për Komunën e Bujanocit (Foto)
16:28 | 16 Tetor 2018
5 pompa të ujit të cilat do të shfrytëzohen në sistemin qëndrorë të ujësjellësit të Komunës së Bujanocit, e të cilat janë siguruar si donacion nga Lidhja e Mërgimtarëve të Tërnocit, kanë arritur në Bujanoc.

Pompat e kualitetit të lartë do të shërbejnë dhe vendosën në qendrën e furnizimit me ujë të pijshëm në dalje të qytetit të Bujanocit.

Përfaqësuesit e Komunalisë të cilët edhe janë kompetent për këtë fushëveprim, kanë cilësuar këto pompa si tejet të nevojshme për Ndërmarrjen tonë duke i kualifikuar ato si njëra prej brendeve më të mira të këtyre pompave.

Ky është donacioni i tretë i siguruar këtë vitë nga Shoqatat që veprojnë në Zvicër e që për anëtarë kanë qytetarët nga Komuna Bujanocit.

Shoqata nga Bilaçi dhe Shoqata nga Lluçani kanë siguruar dy kamionë me banka dhe paisje tjera të nevojshme për shkolla.

Alesia Bami