Lideri i popullit të vogël çeçen ia përcakton rusit të madh vendin ku duhet të ulet! (Video)

0

Në rrjetet sociale vazhdon të shpërndahet një video e xhiruar shumë vite më parë, gjatë luftës mes Rusisë dhe Çeçenisë.

rusi

Në këtë video, një lider ushtarak çeçen nuk pranon të ulet në negociatat për paqe, në vendin që e ka përcaktuar lideri i dikurshëm i rusëve, Boris Yeltsin.

Ndonëse çeçeni përfaqësonte një popull dhe territor të vogël (në Çeçeni janë pak më shumë se një milion çeçenë), ai dëshiron të jetë i barabartë si palë në bisedime me shtetin e madh e të fuqishëm rus (që vetëm në Rusi janë mbi 111 milionë) e ballë për ballë me liderin e shtetit armik, Yeltsin.

Ndonëse nuk ka shumë të dhëna, videoja mund të jetë realizuar në kohën që njihet si Lufta e Parë Çeçene, që fillon në dhjetor 1994 dhe përfundon në gusht 1996 (Lufta e Dytë Çeçene fillon më 26 gusht 1999 e që zyrtarisht përfundon më 2009). Në video shihet politikani dhe shkrimtari çeçen, Zelimkhan Abdumuslimovich Yandarbiyev, që në këtë kohë ishte edhe president i Republikës Çeçene të Içkerisë (1996-97), transmeton Telegrafi. Ndaj, bazuar në faktet historike, takimi mund të ketë ndodhur në maj të vitit 1996.

Telegrafi ju përkujton se cari rus Ivan Grozny (Ivani i Tmerrshëm, që ka sunduar në vitet 1530-1584), ua kishte lënë një amanet rusëve që të kenë kujdes me çeçenet, sepse ky është populli i vetëm me të cilët rusët ishin në konflikt e që nuk kishin këngë për luftëtarë, trima, heronj, martirë…!

Dëshmi për këtë mund të jetë edhe kjo video, apo jo?

Yandarbiyev është vrarë nga shërbimet ruse në Katar ku ishte në ekzil, në vitin 2004. Pas vrasjes së paraardhësit të tij, Dzhokhar Dudayev (më 1996), e sidomos pas eliminimit të Yandarbiyevit nga agjentët rusë në Doha të Katarit, gjërat ndryshuan për të keq, deri në gjunjëzim: çeçenët trima nga liderët e ligë u bënë vasalë të përulur të Rusisë. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com