Liderët e Luginës mes optimizmit dhe pesimizmit rreth bisedimeve Kosov-Sërbi

0

Kanë rifilluar bisedimet mes Kosovës dhe Sërbisë për pikët e mbetura të pa diskutuara dhe për miratimin e marveshjeve të kryera mes palës së Kosoves dhe asaj të Serbisë. Pas takimit të mbrëmshëm i cili zgjati deri ne orën 2 pas mesnate në Bruksel mës kryeministrit të kosovës Isa Mustafa dhe atij të Sërbisë Aleksandër Vuçiç që sipas disa mediave kan rënë dakord për realizimin e gjygjësisë dhe rishikimit të të gjitha marveshjeve deri më tani.

bisedimet

Pas këtij takimi ka qenë edhe reagimi i menjihërshëm i politikanëve nga Lugina e Preshevës për mos përfshirjen edhe të Luginës në bisedime, kur dihet se shqiptarët e Luginës janë të diskriminuar skajshëmrisht. N ArifiKryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi thotë se, “ne si pushtete lokale në Luginë të Preshevës, më 19 prill këto bisedime i kemi përshëndëtur pasi që do të ndikojn pozititvisht për një stabilitet në të ardhmen, por gjithsesi që nga fillimi kemi kërkuar që pjesë e këtyre bisedimeve të jenë edhe ndonjë përfaqësues nga Lugina e Preshevës. Kryetari i komunës së Bujanocit, thotë se, “ne kemi një shpres se nuk do të jemi të lënë anash në ktë drejtim, pasi që me përbërjen e një plani urgjent, të përbër prej 7 pikave të cilin ia kemi dërguar qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, dhe insistimi i ynë është që këto tema apo problem të cilat po na preokupojnë neve shqiptarëve të Luginës të hapen edhe në Bruksel. J MusliuNga ana tjetër kryetari i kshillit kombëtar shqiptarë Jonuz Musliu është i zhgënjyer me politikat e qeverisë së Kosovës, kështu që Musliu këto bisedime i konsideron si të dëmshme për Kosovën e gjithsesi edhe për neve shqiptarëve të Luginës, duke thënë se, “aspak nuk jemi të barabart me serbët e veriut edhe pse janë bërë disa marrëveshje në të mirë të shqiptarëve në Luginë, ato marrveshje kanë mbet vetëm në letër dhe asnjëher nuk janë implementuar” theksoi ndër të tjera Kryetari Musliu. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, marrëveshjen e arritur në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë e ka cilësuar shumë të rëndësishme, ai në një postim në rrjetin social facebok ka thënë se Sot ne mengjes perfunduam një marreveshje shumë të rëndësishme, e cila siguron funksionimin e gjyqësisë në tërë territorin e Kosovës. Falenderoj perfaqesuesen e lartë të BE-së, Znj Mogerini dhe anëtarët e delegacionit, dhe gjitha ekipet profesionale që punuan gjatë dhe me përkushtim për këtë fushë të rëndësishme./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com