LG prezantoi një monitor 5K super të gjerë
14:52 | 22 Dhjetor 2017

32UK950, një monitor 4K 32 inç me mbështetje HDR, konektivitet Thunderbolt 3, mbulim ngjyrash P3 98 përqind dhe teknologjinë Nano IPS të televizorëve LED të LG-së. Në njoftimin për shtyp përmendet HDR600, që thuhet se tregon maksimumin e shkëlqimit prej 600nit. Nëse 16:9 nuk mjafton për ju, LG gjithashtu zbuloi modelin 34WK95U, një version 5K super i gjerë i 32UK950. Rezolucioni i tij është 5,120 x 2160 dhe raporti 21:9. Duke qenë se ka të njëjtën sasi pikselësh vertikalisht, emërtimi më i mirë do të ishte 4K super i gjerë. LG gjithashtu prezantoi një monitor të ri 1440p G-Sync. Kompania nuk dha asnjë informacion për datën e debutimit e as çmimin duke lënë shumë për të thënë në CES 2018-ën.
Aurela Hoxha