Lëvizja Vatra: Të bëhet shkëmbimi i teritoreve, tri komunat e Kosovës Lindore me tri komunat e veriut të Mitrovicës

Ideja e shkëmbimit të teritoreve ka lindur qyshë në vitin 1999 nga akademiku Rexhep Qosja, një ide që ai e parashifte shkëmbimin e teritoreve në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbies, nje ide më të mirën të mundëshme e cila do ti jepte fund problemeve të Shqiptarëve dhe Serbëve në ballkan.
Realisht kjo ide nuk është shtruar asnjëher në truezën e diskutimeve as ndërkombëtare as lokale nga askush pos në vitin 2012, kur ne Levizja Vatra kemi inicuar rezulutën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe pas saj kemi inicuar edhe iden për shkëmbimin e teritoreve, kjo ide do të i zgjidhëte problemet njëher e mire në mes Shqiptarëve dhe Serbëve në ballkan për shkak se do ta përmisonte gabimin e madhë historik që u bë në vitin 1949/50 kur tri komunat e KosovesLindore siq janë, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ju bashkuan Serbis dhe tri komunat në veri të Kosovës që atë kohë ishin komuna të Republikës së Serbies, siq janë Leposaviçi, Zveqani dhe Subinpotoku ju bashkuan Kosovës, u bë nje lloj shkembimi i teritoreve atëher me qëllim krijimin e nje baraz peshe të popullatës dhe një konoritetit të popullatës në ish Jugosllavi, si rezultat i kësaj kan ardhur deri te problemet dhe konfliktet dihet mjaft mirë që Serbia nuk i do Shqiptarët e Kosovës Lindore, Serbia nuk i zhvillon shqiptarët e Kosovës Lindore dhe ideja më e mirë është bashkimi i këtyre tri komunave me Republiken e Kosoves.
Ne kemi insistuar vazhdimisht në këmbimin e teritorit, por duhet të bëhet një këmbim i plotë i teritoreve, tri komunat të Serbies (Kosovës Lindore) Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhët të i bashkohën Republikës së Kosovës, dhe tri komunat veriore Leposaviçi, Zubipotok dhe Zveçan, të i kthehen Serbis, kjo ide do të ishte një ide e pranushme për Shqiptarët dhe Serbët dhe do ti jepte fund problemeve në mes të dya palëve, ide e cila nuk do të dëmtonte asnjëren palë.
Ne nuk i besojm në asnjë mënyrë përfaqesimi i Presidentit Hashim Thaçi, në këto negociata, pasi që dihet mjaftë mirë këta njerëz të cilët po e shtyen këtë procesë tani, kurr asnjëherë më parë nuk jan marrë me qështjën e Shqiptarëve të Kosovës Lindore.
Por gjithnjë këtë e kanë përdorur për efekt elektorale, pasi që në Kosovë po flitet që do të ketë zgjedhje në muajt shtator apo tetor të këti viti apo do të dihet nje datë e afërt e zgjedhjeve, dhe frigoj që këto karta dhe lojra për bashkimin e Luginës me Kosovën bëhen me qëllime të përfitimit të votave të qytetarëve të Kosovës Lindore të cilët kan dokomentacione valide të Kosovës, që është një numër shum i madhë dhe po tentohet të manipulohet si qdo zgjedhëje të maparshme me qytetarët e Kosovës Lindore, në zgjedhëjet e fundit e kemi parë se kan pasë teorin apo premtimin për paisje me dokomente të identifikimit për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, e në faktë tash e 18 vite këta qytetarë edhe më tutje nuk kanë as një dokoment identifikimi as nga Republika e Serbis, pasi që Serbia i përndjek politikisht disa nga ta, dhe tani janë vendosur me familjet e tyre në Republikën e Kosovës, por Kosova nuk i njeh si qytetarë të barabarët Shqiptar, dyshoj në korrektësin por frigoj që faktori politik i Kosovës Lindore është duke u bërë vegël e politikanëve në Republikën e Kosovës, për qëllime në përfitime në agjendat e tyre politike që i kan brenda për brenda Kosovës, por faktori politik i Kosovës Lindore duhët të jetë i matur dhe nuk duhët të bëhet servil ndaj faktorit politik të Republikës së Kosovës, por duhët të mbaj qëndrime korrekte dhe qëndrime të matura pasi që shumë lehtë mund të dalin se kanë qen të manipuluara tërsisht sikur se jemi manipuluar tash e 18 vite ne qytetarët e Kosovës Lindore

Edlira Rukaj