Lëvizja për Progresit Demokratik ngushllon familjen Musliu

0

Lëvizja për Progres Demokratik ngushllon familjen me ikjen nga jeta të liderit të LPD-së Jonuz Musliu.

Lëvizja për progres demokratik

Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Jonuz Musliut, kryetarit të LPD-së, Kuvendit komunal të Bujanocit dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Me pikëllim dhe dhimbje të thellë pranuam lajmin të cilin nuk deshëm t’a pranonim kaq shpejt, për shkak se na duheshe akoma në vazhdimin e rrugëtimit tonë për realizimin e shumë qëllimeve dhe synimeve të cilat i nise vetë qysh në rini. Vërtetë është shumë e vështirë të gjenden fjalë për të ngushëlluar familjarët, shokët, miqtë, dashamirët dhe të gjithë aktivistët e LPD me rastin e ikjes tënde nga kjo jetë. Pa asnjë mëdyshje ishe shembulli më i mirë i mundshëm për çdo kënd që ishte përkrah teje gjatë çdo procesi politik e social dhe asnjëherë nuk kurseve asgjë nga vetja e familja në realizimin e idealeve kombëtare, duke pasur parasysh se pate fatin të jetoje në një kohë ku kishte plotë peripeci e sprova, e që asnjëherë nuk ngurrove t’i dilje zot atdheut e kombit.
Ngushëllime familjes dhe gjithë kombit shqiptar!
Të qoftë i lehtë dheu i paharrueshmi JonuzMusliu!

Për detajet e tjera rreth ceromonis së varrimit do të njoftoheni me kohë.

18 Janar 2018
Bujanoc
Partia Lëvizja e Progresit Demokratik

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »