Lëvizja e Progresit Demokratik u është mirënjohëse dhe falënderuese të gjithëve për përkrahëjen financiare dhe morale

0

Nga mbledhja e mbajtur më datë 31.01.2018.
kryesia e LPD-së nxorri këtë falënderim për organet e ndryshme dhe opinionin në përgjithësi:
Lëvizja e Progresit Demokratik u është mirënjohëse dhe falënderuese në pikat si vijojnë:

Të gjithë atyre që ndihmuan dhe u solidarizuan me ne moralisht dhe financiarisht që nga sëmundja e Kryetarit tonë Jonuz Musliu mbledhja e mjeteve financiare për shërim në Turqi organizimet e ndryshme e deri tek pjesëmarrja në varrim.

Të gjithë mjekët që ndihmuan me përkujdesjen për sëmundjen e Kryetarit dhe rregullimin dhe orientimin e plotësimit të dokumentacionit.

Falënderojmë të gjithë popullin në gjitha trojet e në diasporë që u solidarizuan masovikisht dhe ndanë dhimbjen me ne,ndihma morale dhe materiale ,pjesëmarrja në homazhe,në varrim, në ngushllime si dhe format tjera.

Falënderojmë Qeverinë e Kosovës(për përkrahjen materiale dhe shpejtimin e procedurave,përcjelljen e me nderime nga Garda e FSK-së,homazhet etj.

Falënderojmë Kryetarin e Komunës Shaip Kamberi dhe stafin e tij për përkrahjen e pa rezervë dhe ndihmën e dhënë në çdo moment,duke filluar që nga sëmundja e Kryetarit,dërgimi jashtë vendit,organizimi i seancës komemorative,homazhet e deri tek përgatitja e dokumentacionit,kthimi i trupit të pajetë e deri tek varrimi.

Falënderojmë përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës si dhe të Maqedonisë që morën pjesë në të gjitha organizimet mortore me rastin e vdekjes së Kryetarit tonë.

Falënderojmë kryetarin e Komunës së Gjilanit pë Lutfi Haziri për të gjitha organizmet në Gjilan homazhet,tubimi komemorativ ne sallën e Teatrit.

Falënderojmë përfaqësuesit e Bashkësisë Islame që u morën me të gjitha ceremonitë e varrimit.

Dhimbja nuk ishte vetëm e jona,ju të gjithë atë e ndatë së bashku me ne.
I përjetshëm qoftë kujtimi pë Jonuz Musliun

Kryesia e LPD-së Bujanoc

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »