Lëvizja e lirë hyn në fuqi nga 1 gushti, Kosovarët jo me “RKS”

0

Marrëveshja për lëvizje të lirë, e nënshkruar në Bruksel, nga përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit, do të ndikojë konsiderueshëm në jetën e qytetarëve të Kosovës.

Sigurimet

Kjo ngase faktori financiar është një çështje mjaft e rëndësishme për qytetarët e Kosovës”, kështu ka thënë Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri. Tahiri tha se falë kësaj marrëveshje qytetarët e Kosovës do të mund ta kalojnë kufirin administrativ dhe që nga data 1 gusht kosovarët të cilët do të futen në Serbi me automjete do të paguajnë 40 euro në vit. Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri ka bërë të ditur se për momentin qytetarët e Kosovës nuk do të mund të futen në shtetin e Serbisë me targa ‘RKS’. Tahiri bëri me dije se në raundin tjetër të bisedimeve me Serbinë do të bëhet vlerësimi i marrëveshjes së futjes së automjeteve me targa ‘RKS’, për në Serbi. “Në raundin tjetër të dialogut ne do të hyjmë në fazën në të cilën do të bëjmë vlerësimin e zbatimit të marrëveshjeve. Në raundin tjetër do të diskutohet lidhur me çështjen e futjes së qytetarëve të Kosovës në Serbi me targa “RKS”. Kjo është një fazë e re që po vije dhe shpresojmë në rezultate të mira”, ka thënë për Indeksonline, Edita Tahiri. Tahiri poashtu theksoi se në fazën tjetër të bisedimeve do të diskutohet edhe çështja e njohjes së diplomave për shtetasit e Kosovës. “Në fazën tjetër poashtu ne do të diskutojmë edhe çështjen e diplomave. Ne kemi thënë se që 4 vite se Serbia duhet të hap rrugë lidhur me themelimin e diplomave të Kosovës”, ka shtuar ajo.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com