Letër e hapur për Gjeneral Çekun!

0

I nderuar Gjeneral Agim Çeku!

Adhurim Krasniqi

Adhurim Krasniqi

Po ju drejtohem juve personalisht, për të shpreh shqetsimin tim në lidhje me listat e veteranëve, invalidëve dhe deshmorëve te UÇK-së, te shpallura tash pas 15 viteve nga mbarimi i luftes çlirimtare!
Nuk jam pjese aktive dhe as pjesemarres ne vijat e frontit të Ushtrisë Çlirimtare te Kosoves dhe kjo ishte arsyeja se pse nuk mbusha formular per aplikim. UÇK-ne e ndihmova aq sa munda ne forma dhe menyra te ndryshme ne Zonen e Karadakut, por ndihmen nuk e konsiderova si diçka te arsyeshme qe te behem veteran.
Jam pjesemarres i luftes se UÇPMB-se per gati 13 muaj, asaj ushtrie qe ishte vazhdimesi e Ushtrisë Çlirimtare te Kosoves dhe shumë nga djemtë qe e bëren luftën atje ishin pjese e UÇK-se.
Ne radhet e UÇPMB-se, pati shume djem e vajza qe luftuan me te njejtin ideal dhe kunder te njejtit armik, pati shume te plagosur qe sot e asaj dite mbeten invalid pa perkujdesje, por cka eshte ma e rendesishmja se ne radhet e UÇPMB-se nen emblemen e lavdishme te sajë kanë rënë 28 deshmorë! Nga këta 28 deshmorë 14 jane nga Kosova dhe 14 nga Presheva , Medvegja dhe Bujanoci. Statusi i tyre nuk njihet nga komisioni Qeveritar i Kosoves te cilin e udhëheqni ju z. Çeku!
Shtrohet pyetja a ma e ndershme do te kishte qene qe keta 28 Deshmorë te UÇPMB-se ti futni ne listat e shpallura, apo ne ato lista te jene emra veteranesh e invalidesh qe asnjeher se kane parë luften me sy. Keso sabotatorësh e matrapaz keni me bollëk ne listat e shpallura. Keni lejuar te futen ne ato lista njerez që edhe kanë penguar luften, njerez qe ne kohe lufte benin agjitacion dhe propagandë shpifëse ndaj udheheqësve te UÇK-se, njerez qe vetem pas lufte u gjenden ne krahë te disa komandantëve dhe sot ata jane “Veteran”!
Une personalisht nuk aplikova sepse besova ne korrektesine dhe sinqeritetin e ketij Komisioni Qeveritar, besova ne JU i nderuar Gjeneral Çeku , besova ne ate qe deklaroheshit se veteran mund te jene vetem ata qe kane qene pjese aktive ne vijat e frontit, besova se veteran nuk mund te bëhen njerez si une qe kanë bartur ndonje KALLASHNIKOV apo kanë drejtuar nje traktor me armë e miell për UÇK-në! Për mua kjo eshte asgje ne krahasim me atë qe kanë perjetuar luftetaret e vërtetë.
Me këta, ju po ja humbni vleren luftetarit, po ja thyeni krenarine invalidit dhe po ja nenqmoni varrin deshmorit!
Ju lutem Gjeneral Çeku, mos e njollosni historine me te ndritshme te Kosoves me njerez qe asnjeher nuk ishin pjese e UÇK-se. Emri UÇK, është emër i madh ateher e sot mbetet krenaria e brezave qe jetuan e do te jetojne pas nesh.
Rrespektoni edhe keto 28 familje te deshmoreve te UÇPMB-se dhe le ti gezojne ata beneficionet e shtetit te Kosoves. Largoni disa emra matrapazesh qe ne emer te afersise familjare e klanore kane arritur te jene pjese e ketyre listave. Me para mund të blehet gjithçka, por jo historia jonë e lare me gjak!
Para se ti zyrtarizoni keto lista, ftoni njëher Komandantet e Zonave dhe pyesni sa ushtar kane pasur! Pyetni njeher a kane moral njerezor qe kaq leht po shkelin mbi gjakun e atyre qe i kishin nen komanden e tyre. Mos ju lutem mos luani me ndjenjat e atyre nënave qe per netë të tëra nuk ben gjumin ne sy per fatin e bijve te tyre. Ato nëna sot ndjehen te lenduara kur te kuptojne se njejt si djemt e tyre jane edhe disa qe ishin armiq te kohes kur luftonin ata.
Per fund i nderuar Gjeneral Agim Çeku, une jam shume krenar qe i kontribova vendit tim me aq sa munda dhe per asnje qast nuk jam i merzitur se pse nuk marr benificion nga ligji per veteran. Deri sa pjeset e atdheut tim ende jane te pushtuara une nuk jam veteran, por dot mbes luftetar qe do te perpiqem me mish e shpirt per lirine e Atdheut.
Juve ju njoh si burr i ndershem dhe shpresoj se ndershmerine si Gjeneral, nuk do te lejoni ta neperkembin gllaberuesit e vlerave te verteta Clirimtare! Jeni edhe pjese e luftes ne Kroaci dhe ju e dini se si do te ndjehet nje kroat nese do ti mohohet sakrifica e tij per Atdhe, apo thene ndryshe si do te ndjehet nje kroat kur do te shoh krah tij nje dezertor e sabotator te luftes.
Me rrespekt Adhurim Krasniqi
Ish-Zedhenes i Zones Operative te Çarrit te UÇPMB-se

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com