Lepaja: Pa hyrë forcat e NATO-s në Kumanovë e Preshevë, s’ka paqe

0

Analisti Fadil Lepaja ka thënë se pa hy forcat e NATO-s në Kumanovë dhe në Preshevë, e në radhë të parë Ushtria e SHBA, askush nuk mund të vendosë dhe garantoj paqe në këtë regjion të trazuar, të banuar kryesisht me popullatë shqiptare dhe në të cilin përmes krizave po projektohen ambiciet imperiale ruse, serbe dhe maqedonase, për të ‘pastruar’ këtë territor nga ‘destabilizuesit kujdestarë’.

Lepeja

Ai duke komentuar situatën në Maqedoni tha se në prapavijë të kësaj, qëndrojnë interesa anti-evropiane dhe antiamerikane për korridoret alternative të gazit dhe naftës nëpër Ballkan dhe me të cilat do të sabotohej korridori tashmë i zyrtarizuar TAP, i cili e pavarëson Evropën nga shantazhet monopoliste ruse.

“Personalisht mendoj, se pa hy forcat e NATO-s në Kumanovë dhe në Preshevë, e këtu në radhë të parë mendoj për Ushtrinë e SHBA, askush nuk mund të vendosë dhe garantoj paqe në këtë regjion të trazuar, të banuar kryesisht me popullatë shqiptare dhe në të cilin përmes krizave po projektohen ambiciet imperiale ruse, serbe dhe maqedonase, për të ‘pastruar’ këtë territor nga ‘destabilizuesit kujdestare’ si fajësohen shqiptarët. Në prapavijë të kësaj, qëndrojnë interesa anti evropiane , dhe antiamerikane për korridoret alternative të gazit dhe naftës nëpër Ballkan dhe me të cilat do të sabotohej korridori tashmë i zyrtarizuar TAP, i cili e pavarëson Evropën nga shantazhet monopoliste ruse. Vetëm NATO dhe SHBA mund të garantojnë kufijtë stabil, të hapur dhe të garantojnë sigurinë për të gjithë qytetarët në atë hapësirë, pavarësisht nga nacionaliteti. Vetëm kështu, nyja e fundit ballkanike, e quajtur Maqedoni mund të zgjidhet me paqe, dialog dhe marrëveshje afatgjatë e paqësore në mes maqedonasve dhe shqiptarëve, për një rruge të përbashkët drejt integrimeve euro-atlantike”, shprehet Lepaja. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com