Lenovo e krijon kopjen e iPhone 6

0

Lenovo e krijon kopjen e iPhone 6

Apple ka qenë njëri ndër lojtarët kryesor të tregut të telefonave mobil. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, kompania amerikane gjithnjë ka pasur rival që e kanë imituar atë, dhe produktet e saj inovative.

Tani, problemi më i ri i kompanisë Apple është modeli më i ri i telefonit të Lenovo-së, S90 Sisley që duket si një imitim i rëndë i moelit më të ri të Apple, iPhone 6.

Sisley ofron ekranin në 720p në 5” me quad-core Snapdragon, 1GB memorie, me kamerë të pasme me 13MP dhe atë të përparmen me 8MP, si dhe versionin e parafundit të Android, 4.4 KitKat.

Megjithatë, ngjashmëritë mes modelit të ri të iPhone dhe modelit të telefonit të Lenovo’së janë të shumta që duhet të injorohen.

Sikurse iPhone 6, Lenovo S90 Sisley ka trupin e metaltë të kombinuar me plastikë, dhe tipare tjera të cilat kompania kineze i ka kopjuar nga rivali i saj amerikan, madje edhe fotografitë e telefonit, Lenovo i ka kopjuar nga Apple.

Lenovo S90 Sisley shitet për një kosto prej 330 dollarëve, dhe i njëjti tani është në dispozicion në Kinë. (Telegrafi)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com