LENJANI MUND TË LARGOHET NGA RENNES

0

Rennes ka prezantuar ditën e djeshme pesë blerje të reja për sezonin që pritet të fillojë, mes të cilëve edhe një mesfushor të majtë.

20150701153628107620

Në këtë mënyrë, ka qenë vetë trajneri i skuadrës franceze, i cili e ka lënë të hapur mundësinë e largimit të mesfushorit të Kombëtares, Ermir Lenjani.
Në fjalën e tij për mesfushorin e ri Ludovik Bal, trajneri Filip Montanier ka treguar se mundësitë që Lenjani të jetë titullar janë pakësuar dhe kjo gjë nuk është aspak e favorshme për të në raport me ekipin kombëtar. “Unë e di që ai është një futbollist i Kombëtares dhe i duhen minuta, por me afrimin e Bal nuk mund të garantoj formacionin e parë për Lenjanin. Në këtë mënyrë, ai mund edhe të largohet gjatë kësaj vere”, është shprehur trajneri i skuadrës franceze. Diçka të tillë e ka lënë të hapur vetë Lenjani në një deklaratë të dhënë përpara ndeshjes me Francën, kur shprehej se ai do të bisedonte me trajnerin dhe drejtuesit e skuadrës, pasi për të si lojtar kombëtareje ishte e papranueshme që të qëndrojë në stol. Vetë mesfushori i Kombëtares është aktualisht me pushime, së bashku me disa lojtarë të tjerë të skuadrës që janë me pushime deri më 6 korrik, kur edhe do t’i bashkohen ekipit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com