Lenjani krenar me Policinë e Kosovës që ndaloi trenin serb të futet në Kosovë (Foto)
14:09 | 14 Janar 2017

Pas 18 vjetësh, Serbia u përpoq të lëshojë në qarkullim trenin në linjën Beograd- Mitrovicë. Por, rrugëtimi i këtij treni nuk preku pikën finale pasi Policia e Kosovës e ndaloi atë të futet në territorin e Kosovës, pasi u cilësua veprim ilegal. Ky veprim i tyre është përshëndetur edhe nga anësori i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani. “Dy vite më parë ne i treguam kush jemi, sot ju treguat forcën. Ju lumtë Policisë së Kosovës. Krenar me ju #EL #JEMINJË”, ka shkruar Lenjani në Facebook. /Telegrafi/
Aurela Hoxha