Lenjani kërkon investime serioze në Karaqevë

0
Selver Lenjani thotë se Karaqeva e Epërme dhe ajo e Poshtme po lihen anash dhe nuk po investohet meritueshëm. Unë kam tërhequr vëmendjen edhe në kohën e Shaip Surdullit, por edhe tani në qeverisjen e Begzad Sinanit se këto dy fshatra po lihen në harresë dhe për pasojë kemi një dyndje të banorëve për në vendet e Evropës për të gjetur një jetë më të mirë shprehet Lenjani.
lenjani
Selver Lenjani thotë se infrastruktura në këto dy fshatra duke filluar nga kanalizimi, ujësjellësi, ndriçimi dhe rrugët janë të dobëta dhe të stërvjeteruara. Sipas tij kanalizimi nuk është funksional dhe duhet të rregullohet nga komuna. Lenjani mendon se vetëm investimet serioze mund tua kthejnë buzëqeshjen banorëve të mbetur atje. “Nëse ndodhin investime atëherë edhe banorët nuk do të shpërngulen, edhe pse ende kam shpresa tek Begzad Sinani se do të merret më seriozisht me problemet dhe hallet e banorëve që kanë dy Karaqevat” tha Lenjani. “Unë kam tërhequr vëmendjen edhe në kohën e Shaip Surdullit, por edhe tani në qeverisjen e Begzad Sinanit se këto dy fshatra po lihen në harresë dhe për pasojë kemi një dyndje të banorëve për në vendet e Evropës për të gjetur një jetë më të mirë”shprehet Lenjani. /rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com