Lenjani: Karaqevën nuk po e dëmton vetëm Serbia, po edhe pushtetet kosovare

0
Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë thotë për rajonipress se nuk është vetëm Serbia që po e dëmton Karaqevën dhe po e provokon çdo ditë, sepse realisht janë pushtetet lokale dhe qendrore që fare pak e kanë ndihmuar këtë fshat qoftë në infrastrukturë ose në ujësjellës e kanalizim.
00_12_14390437032124478769
Karaqeva pas luftës nuk është dënuar vetëm nga Serbia, por edhe nga pushtetet lokal e qendrore. Kështu mendon Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë. Lenjani për rajonipress thotë se Serbia çdo ditë e dëmton dhe e frikëson Karaqevën, por nuk është vetëm ajo që po na shkakton telashe. Sipas tij edhe pushtetet lokale e qendrore kanë bërë fare pak për të investuar në infrastrukturën rrugore, kanalizim e ujësjellës. Lenjani tha se pushteti komunal i ka lënë punët në gjysmë rreth investimeve që janë nisur. “Është e pafalshme që Karaqeva të lëngojë për punë të vogla. Nuk kemi ujësjellës e as kanalizim të rregulluar. Karaqeva meriton një tretman më ndryshe se deri më tashti” shprehet Lenjani./rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com