Lëkundet koalicioni qeverisës në Kosovë

0

Ndonëse janë partnerë në qeverisje PDK-ja, AAK-ja e Nisma po vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme sa i përket Gjykatës Speciale.

Përderisa lideri i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se kjo Gjykatë nuk mund të pengohet (ashtu siç ishte kërkuar muajin e kaluar), lideri i AAK-së (njëherësh kryeministër i vendit), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se do të vazhdojë ta kundërshtojë këtë Gjykatë.

Ndërkaq, edhe Nisma për Kosovën tashmë ka thënë se nuk e mbështet Gjykatën Speciale, porse kërkon plotësim-ndryshimin e ligjit për të. Me këtë rast, njohësit e rrethanave politike konsiderojnë se Gjykata Speciale është përplasja më e fuqishme që ka ndodhur deri më tash brenda koalicionit qeverisës, i cili ka marrë mandatin në shtator të vitit të kaluar.

Madje, sipas tyre, shkas për rrëzimin e Qeverisë aktuale mund të bëhet pikërisht Gjykata Speciale, sado që mund të ketë edhe shumë arsye të tjera për të ardhur deri te shpërbërja e këtij koalicioni. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës po insistojnë në rrëzimin e Qeverisë aktuale me arsyetimin se Qeveria “Haradinaj” i ka sjellë vetëm dëme Republikës së Kosovës prejse ka nisur punën e saj.

Haradinaj dhe Veseli në kundërshti për Specialen

I pyetur rreth qëndrimit të Veselit, i cili tha se nuk mund të ndalet Gjykata Speciale, kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së djeshme tha se nuk ka koment rreth kësaj. Megjithatë bëri të ditur se qëndrimi i AAK-së vazhdon të mbetet kundër kësaj Gjykate. “Unë kam lexuar letrën e Veselit që është kryetar i Kuvendit dhe i PDK-së. Nuk kam ndonjë koment në këtë letër. Nëse më pyesni mua dhe Aleancën e dini qëndrimin tim dhe të Aleancës, atëherë kur ka qenë kemi votuar kundër. Sot po të vijë votojmë kundër, nesër kundër, e respektojmë iniciativën e deputetëve sido që të jetë”, tha Haradinaj.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »