Lehtësime të reja për marrjen e lejes për ndërtim

0

Parlamenti serb më 8 dhjetorë të vitit 2014 me shumic votash ka miratuar ndryshimet e Ligjit për planifikim dhe ndërtim, që e lejon atë të jetë në një sportel për 28 ditë, për të marrë të gjitha lejet e nevojshme, po ashtu për 5 ditë marrjen e lejes për ndërtimi. Deri në dhjetor të vitit të kaluar ky afat ka qenë mbi 30 ditë.

Picture13

Ligji në përgjithsi do të duhet të nis të ndryshoj nga 1 marsi i vitit 2015, ku deri atëherë administrata lokale në përgjithsi do të jenë të aftësuara për ndryshimin e këtij sistemi ligjorë. Kurse në gjysmën tjetër të këtij viti do të hyjë në fuqi edhe marja e lejës për ndërtim në mënyr elektronike. Basri Memeti, kryeshef i drejtoratit për Urbanizëm në Bujanoc, thot se me këtë ligjë, qytetarët do ta kenë më të lëhtë ta marrin lejen për ndërtim. Ndryshimi i ligjit ka për qëllim, eliminimin e një numri të madh të procedurave dhe tarifave për marrjen e lejeve të ndërtimit, për të përmirësuar mjedisin e biznesit në mënyrë që të tërheqë sa më shumë investitorë, duke rritur prodhimin bruto të prodhimetvendore nga 4 sa është tani në 7 për qind në vitin 2017, një rritje ekonomike dhe përshpejtimi i investimeve dhe reformave. Nëpër mediat serbe është shkruar se për marrjen e lejës së ndërtimit para se të hyj në fuqi ligji i ri është dashur të pritet diku rreth 240 ditë, por një gjë të tillë e mohon Memeti ai thot se në shërbimin për urbanizëm në Bujanoc, lejet e ndërtimit çdo herë janë marrë për 4 deri në 5 ditë. Të gjitha aktet nënligjore për zbatimin e ligjit të ri pritet të aprovohen deri më 15 shkurt, tha Memeti. Sipas gazetës Blic, shteti do ta merr mbi vete grumbullimin e dokumentacioneve për ti lehtësuar investitorëve të mos enden në sportele të ndryshme të institucioneve, ndërrmarrjeve dhe ministrive për pëlqime të ndryshme./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com