Legjenda e Arsenalit tallet keq me Cityn e Unitedin pas barazimit pa gola në “Etihad” (Foto)

0

Derbi i Mançesterit ka përfunduar pa fitues, pasi City e Unitedi barazuan 0:0 në stadiumin “Etihad”.

Loja që dyja skuadrat bën dhe përfundimi i sfidës pa gola, duket se nuk i pëlqeu legjendës së Arsenalit, Ian Edward Wright, i cili ka reaguar me një foto qesharake në rrjetet sociale, duke ironizuar me dyja skuadrat.

“Derbi i Mançesterit ndeshje e madhe”, ka shkruar ai në “Instagram”, teka ka postuar një fotografi të një zogu pate duke fjetur.

Wright ishte pjesë e Arsenalit nga viti 1991 deri në vitin 1998, ku kishte shënuar 128 gola në 221 paraqitje në Premierligë. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com