Ledri Vula dhe Noizy “bëjnë paqe”

0

Noizy dhe Ledri i kanë lënë pas të gjitha armiqësitë e vjetra dhe kanë bërë paqe mes tyre. Se fundi, Ledri ka postuar një foto në instagram me Rigels Rajkun i njohur me ermin e artit, Noizy.

ledri-noizy

Ai e ka shoqëruar këtë foto me mbishkrimin” Sikur të gjithë ju ta dinit”. Vite me parë Noizy dhe Ledri, ky i fundit atëhërë pjesë e “Baba Stars” ishin në një konflikt të hapur jo vetëm nëpërmjet muzikës “Diss” dhe rrjeteve sociale por nuk i evituan dot as përleshjet fizike nëpër aeroporte.
Po ashtu të ndarë ishin edhe fansat që po e ndiqnin këtë sherr.

Por duket se tani gjërat kanë ndryshuar dhe nuk përjashtohet mundësia që të dy këta artistë mund të kënë edhe një bashkëpunim në skenë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com