LDK: Ne s’po ndahemi, Haziri: Unë në Kosovën Lindore…

0
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke komentuar informacionet që kanë qarkulluar se Sabri Hamiti mund të dalë me një grup parlamentar në kuadër të LDK-së, atëherë, thotë Haziri, nëse ndodhë një gjë e tillë, ai mund t’i bashkohet Kosovës Lindore.

“Nëse Sabri Hamiti del me Grup Parlamentar, atëherë unë Lutfi Haziri do t’i bashkëngjitëm Kosovës Lindore dhe nuk pranoj që jam Kosovë!”, shkruan ai në faqen e tij zyrtare në Facebook.

LDK: Ne s’po ndahemi

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk ka asnjë ndarje brenda këtij subjekti me qëllim formimin e një grupi të ri parlamentar.

Ky subjekt thotë se lajmet që Sabri Hamiti me disa të tjerë po i ndahen subjektit janë shpifje dhe shantazh, të porositura nga kundërshtarët politikë dhe nga parapolitika që i udhëheq ata dhe kërkon nga simpatizantët e LDK-së dhe qytetarët e vendit që të mos binë pre e tyre.

“Lidhja Demokratike e Kosovës edhe një herë thekson se të gjitha vendimet LDK-ja i merr pas debateve dhe se koalicioni i gjerë i shumicës që ka ndërtuar LDK-ja ka mbështetjen e të gjitha strukturave drejtuese të partisë në të gjitha nivelet e organizimit”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partnerët e saj të koalicionit po punojnë bashkë dhe me përkushtim që sa më parë, me votën e tyre, si përfaqësues të shumicës dërrmuese të qytetarëve të vendit t?i ndërtojnë institucionet e reja”, thuhet ne reagimin e tyre.

Shpërthen LDK, Sabri Hamiti formon grup të ri parlamentar?!

Përpjekjet për të vepruar edhe më tej në kundërshtim me interpretimin kushtetues të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, sa i takon pozicionit të kryeparlamentarit dhe shërbimi politik që LDK po i bën AAK-së në raport me pozitën e kryeministrit, bashkë me imazhin çdo dite e në rënie të LDK si parti nacionale dhe e vlerave të mirëfillta demokratike, që sakrificën e saj e ka sublimuar në kontinuitet në të mirën publike të Kosovës, kanë bërë që pakënaqësitë brenda saj të arrijnë pikën e vlimit thonë nga brenda LDK-së.

Mësohet se Sabri Hamiti, ndër themeluesit dhe anëtarët me të vjetër të Lidhjes Demokratike të Kosovës bashkë me një grup deputetësh të tjerë të këtij subjekti politik kanë vendosur tashmë që rrugëtimin e tyre në politikë ta vazhdojnë si anëtarë të grupit parlamentare të LDK-së, e jo të LAN-it (LDK-AAK-NISMA). “Ne jemi mandatuar si deputet të LDK-së dhe asnjëherë të ndonjë subjekti tjetër politik, dhe në këtë rrethanë do ti qëndrojmë besnik vetëm votuesit të LDK-së dhe askujt tjetër”, ka thënë një deputet i LDK në kushte anonimiteti.

Mësohet poashtu se që në fillim të iniciativës politike të Bllokut, ka pasur zëra brenda LDK-së që kanë kundërshyurar një nismë të tillë si kundër interesit politik të LDK-së, por mbi të gjitha kjo ka kulmuar kur Gjykata Kushtetuese e ka shpallur anti kushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës Kryetar Kuvendi, dhe se një gjë e tillë i takon vetëm grupimit më të madh parlamentar të dal nga zgjedhjet, rrjedhimisht PDK-së…

Ndarja është bërë edhe më e thellë pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet LAN dhe Vetëvendosjes, pasi që ende janë të freskëta akuzat për korrupsion dhe nepotizëm që Albin Kurti dhe aktivistë tjerë ia kishin bërë LDK-së dhe Isa Mustafës.

Burimet e Indeksonline brenda LDK-së kanë thanë që formimi i grupit parlamentar të LDK-së, bëhet ekskluzivisht për ta ruajtuar unitetin dhe imazhin e LDK-së si parti konstitucionaliste dhe shtet-formuese dhe assesi për ndarje pushtetesh. Jo parimësia e bashkimit të LDK-AAK-NISMA dhe VV, të ndërtuar mbi interesa individuale dhe assesi programore ka bërë që një pjesë e anëtarësisë dhe deputetëve të LDK-së të kërkojnë ruajtën e sovranitetit dhe imazhit të LDK-së edhe në rrethanat e qëndrimit në opozitë.

“Ne ndahemi dhe do të jemi të hapur për të gjithë ata që ndjehen LDK dhe që kanë orientime programore dhe afërsi parimore me LDK-në e vërtet. Negociojmë barabarësish më të gjitha palët, në interes të zgjidhjes së momentumit politik të krijuar në vend, dhe në interest të përgjithshëm të Kosovës. Ne nuk jemi përjashtues, por jemi kundër shkeljes së kushtetutës në vazhdimësi dhe sakrifikimit të interesave të LDK-së për parti a grupime politike që konceptualisht janë kundër LDK-së. Në parim nuk jemi as me PDK-në as me LVAN, jemi LDK dhe jemi të hapur për ta tejkaluar situatën aktuale, qoftë me PDK-në qoftë me LVAN-in”.

Mësohet se emërimi i Sabri Hamitit është bërë me frymë të përbashkët si rezultat i thirrjes së tij të lartë shkencore, moshës dhe aktivitetit të tij te hershem në LDK. Ai përbën njeriun unifikues rreth të cilit në këtë fazë janë mbledhur disa prej emrave të kësaj legjislature.

Indeksonline ka mësuar emrat e deputetëve të LDK-së, por për korrektësi ndaj tyre dhe opinionit publik nuk do ti shpalosim deri në zyrtarizimin e kësaj nisme. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com