LB: Pa Luginën bisedimet Kosovë – Serbi të mangëta
09:56 | 09 Shkurt 2015

Lëvizja për Bashkim ripohon qëndrimin e saj se Kosova në bisedime me Serbinë ka hyrë e papërgatitur, sepse nuk është zhvilluar një debat i domosdoshëm i forcave politike të Kosovës dhe të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, që do të rezultonte me një platformë kombëtare për këto bisedime.
index
Kjo platformë pastaj do të duhej të miratohej nga Kuvendi i Kosovës. “Lëvizja për Bashkim mbështet kërkesat e përsëritura të faktorit politik të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës që edhe Kosova Lindore të jetë e përfshirë në bisedimet Kosovë-Serbi”, thuhet në një komunikatë për media. Lëvizja për Bashkim rithekson se Kosova me këtë agjendë dhe këtë format të bisedimeve do të dalë e dëmtuar. “Dëmet do të jenë në drejtim të forcimit të jofunksionalitetit të shtetit të Kosovës, pastaj dëme afatgjata dhe vështirë të riparueshme do të ketë edhe në veriun e Kosovës dhe në Kosovën Lindore”, thuhet në komunikatë.
 
Aurela Hoxha
S