“Lazarati”, 17-vjeçari që qëlloi mbi policinë, fans i ISIS

0

Zbardhet dëshmia e 17-vjeçari Xhuliano Malo të arrestuar sot si i dyshuar për sulmin me armë ndaj forcave të policisë në Lazarat.

quot-lazarati-quot-17-vje-ccedil-ari-q-euml-q-euml-lloi-mbi-policin-euml-fans-i-isis_hd (1)

Ai ka rrëfyer në Prokurori se grupi prej 15 vetash që janë shpallur në kërkim, ishin përgatitur më herët për një sulm të ngjashëm me atë të sotmin në Lazarat, ku mbeti i vrarë një oficer i RENEA-s dhe u plagosën dy të tjerë.

Ai tha se ky grup kishte blerë një sasi armësh të sofistikuara mes të cilave, 6 snajper, transmeton shekulli.

Në profilin e tij në Facebook, dallohen foto të ISIS, nga të cilat lindin dyshime se ai mund të jetë mbështetës i tyre. Xhuliano malo u arrestua sot, teksa drejtonte një automjet të bardhe “Benz”, në të cilin u gjetën një automatik kallashnikov, një pushkë model 63, një pushkë model 56, tre gëzhoja të pushkës, një ndezës, një granatë e armatosur, një këmbëz mitralozi, një thes lini e mbushur me fishek të kalibrave të ndryshëm ndër ta edhe fishekë mitrolozi , një kasetë fishekësh me disa krehëra, katër kallëpe tritol, disa fishek 12.7 mm, dy radio komunikimi dhënëse marrëse për distancë deri në 5 km, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike të dyshuara si kokainë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com