Largoni dhjamin për vetëm dy minuta në ditë
14:17 | 21 Korrik 2017

Kjo teknikë rekomandohet të performohet dy herë në ditë.

Të gjithë e dimë sa e vështirë është heqja e dhjamit të tepërt, e veçanërisht në zonën e abdomenit. Të shkuara janë vitet e adoleshencës ku metabolizmi ishte i shpejtë sikur Ferrari. Por heqja e dhjamit të stomakut mund të jetë gjë e vështirë edhe për personat të cilët kanë stil të shëndetshëm të jetesës. Megjithatë, fatmirësisht ekziston një teknikë masazhe kineze e cila mund të jetë zgjidhja e problemit tuaj! Është masazh të cilin duhet ta performoni dy minuta nga dy herë në ditë. Funksionon si ushtrim i brendshëm i cili e pastron dhe detoksikon zonën e abdomenit, e gjithashtu e shkrinë dhjamin. Paraprakisht duhet të keni parasysh se kjo teknikë nuk funksionon nëse nuk e shmangni ushqimin e dëmshëm! Instruksionet: Kjo teknikë rekomandohet të performohet dy herë në ditë: Para shujtës së mëngjesit dhe pak para se të bini të flini. – Shtrihuni me shpinë në një sipërfaqe të rrafshët – Fërkoni duart derisa të nxehen – Vendoseni njërën dorë në kërthizën tuaj – Filloni ngadalë ta fërkoni me një presion të lehtë në forma rrethore kërthizën tuaj, dhe vazhdimisht rriteni perimetrin e fërkimit. – Përqendrohuni në të nxehtin që fillon të ndërtohet në zonën tuaj abdominale – Bëjeni ushtrimin për dy minuta – pra pasi t’i keni fërkuar afër 30-40 rrethe. Është e rëndësishme ta mbani stomakun të ngrohët gjatë këtij ushtrimi. Përveç heqjes së dhjamit, ky ushtrim jua përmirëson sistemin e tretjes, e shpejton metabolizmin dhe e rrit qarkullimin e gjakut të zonës abdominale.
Françeska Jaçe