Largojeni mykun nga muret e shtëpisë me këtë metodë natyrale

0

Myku është një shqetësim i madh për shumicën e familjeve. Ai fillon të bëhet një problem në kohën kur jashtë është ftohtë e brenda nxehtë. Dhe nëse nuk i hapim shpesh dritaret e shtëpisë gjatë kësaj kohe, myku do të fillojë të shfaqet.

eliminimi-i-mykut-1-640x358

Para se të mësoni metodat e largimit të tij nga shtëpia juaj, ju duhet ta dini se si ta parandaloni atë që të formohet në shtëpitë tuaja.
Para së gjithash, ju këshillohet të hapni menjëherë dritaret e banjës pas dushit dhe ta mbani atë sa më të pastër. Po kështu, edhe shtëpinë duhet ta ajrosni shumë shpesh. Por, në rastin kur parandalimi nuk mjafton, ekziston një mënyrë natyrale për ta eliminuar mykun!

Uthulla e bardhë
Një ilaç natyral vërtetë efikas për ta eliminuar mykun në shtëpi është uthulla e bardhë. Mjafton të përzieni dy filxhanë me uthull të bardhë në një shishe me ujë të nxehtë dhe me të, të spërkasni sipërfaqet me myk. Nëse dëshironi ta pastroni deri në thellësi, atëherë përgatisni një përzierje me uthull dhe sodë buke. Hidheni atë në një furçë të vjetër dhe filloni të fshini pjesët e mykut në muret e shtëpisë suaj, apo gjetkë.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »