Lamtumirë Barcelona

0

Mesfushori turk, Arda Turan do të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Arda Turan nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde dhe tashmë ka njoftuar Barcelonën se dëshiron të largohet gjatë janarit.

Turku që prej transferimit të tij nga Atletico Madrid në vitin 2015 asnjëherë nuk ka qenë zgjedhja e parë dhe tashmë mendon se ka ardhur koha për një aventurë të re, shkruan Mundo Deportivo.

Skuadra më e interesuar për shërbimet e tij është Galatasaray, por ka edhe disa skuadra tjera nga Premierliga.

Një nga to është edhe Arsenal, që e sheh si zëvendësues të mundshëm të Mesut Ozil që do të largohet gjatë verës së ardhshme.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com