Lajmi për paracetamolin P/500 është i rrejshëm dhe qarkullon në media që një vit

0

Ditëve të fundit në media dhe rrjete sociale kanë qarkulluar shumë ‘paralajmërime’ të cilat sugjerojnë se një lloj i paracetamolit është i kontaminuar me virusin Machupo, dhe si rrjedhojë duhet të shmanget.

Por faktikisht ky lajm ka filluar të qarkullojë në rrjete sociale në muajt e hershëm të vitit 2017, shkruan Telegrafi.

Me 28 shkurt të vitit 2017, në rrjetin social ‘Twitter’ ishte postuar ky lajm i rrejshëm, ku shkruhej: “Keni kujdes dhe mos e përdorni paracetamolin në të cilin shkruhet P / 500. Ky është një paracetmol i ri, me një ngjyrë shumë të bardhë dhe të shndritshme, për të cilin doktorët kanë dëshmuar se e përmban virusin ‘Machupo’, i cili konsiderohet si njëri nga viruset më të rrezikshme në botë me një shkallë të lartë të vdekjes”.

Machupo (ndryshe njohur si “virusi bolivian hemorragjik” apo “tifo i zi”) është i përhapur në veri dhe jug të Bolivisë, ndërsa në përgjithësi shpërndahet përmes ajrit apo ushqimit. Sipas raportimeve, lloji i paracetamolit P/500 është i kontaminuar me këtë patogjen, dhe iu rrezikon të infektoheni. Por këto paralajmërime nuk janë të mbështetura nga ndonjë organizatë e shëndetësisë apo nga ndonjë ekspert.

Nuk ka ndonjë të vërtetë në këto paralajmërime, ndërsa zyrtarët e shëndetit publik që atëherë kishin konfirmuar se janë thashetheme dhe s’janë kredibile.

Ndër të parët që kishin reaguar për këtë mashtrim, kishte qenë Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve të Indonezisë, e cila tregonte se raportimet në rrjete sociale për paracetamolin P/500 janë të rrejshme dhe nuk kanë bazë shkencore.

Edhe me 8 shkurt të vitit 2017, zyrtarët e shëndetit publik në Malajzi e kishin vërtetuar se këto janë thashetheme, duke treguar se virusi i tillë nuk mund t’i mbijetojë procesit të krijimit të pilulës.

Reagim të njëjtë ka pasur sot edhe Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ku ka njoftuar se produkti në fjalë nuk është i regjistruar në Republikën e Kosovës. /telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com