Lajmi i fundit / Vritet një mjeke në Zubin Potok
09:58 | 09 Mars 2015

(I plotësuar) - “Mjekja kujdestare, në shtëpinë e shëndetit në Zubin Potok, diku rreth orës 21:00, është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Vdekja e saj është konstatuar dhe konfirmuar prej mjekëve në Qendrën Spitalore në Veri. I dyshimti është arrestuar jo larg vendit të ngjarjes dhe arma me të cilën besohet se është përdorë, është sekuestruar”, tha Hoti për Indeksonline. Hoti më tej ka thënë se po hetohet rasti për të kuptua shkaqet e kësaj vrasje. .......................................... Një mjeke nga Lipjani A.D. është vrarë sonte gjatë shërbimit në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok. Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, zv/komandanti i Policisë së Kosovës për veri, Besim Hoti. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka filluar hetimet. I dyshuari për vrasje thuhet së është serb nga Zubin Potoku. /Indeksonline
Françeska Jaçe
S