Lajmi i fundit: Shpërthim në stacionin policor në Zubin Potok
10:00 | 13 Prill 2015

Veriu i Mitrovicës, po vazhdon të mos jetë i qetë pas incidenteve të fundit që kanë ndodhur në këtë pjesë. foto Sonte rreth orës 22:50 në oborrin e stacionit policor në Zubin Potok, persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes. Një qytetar i pjesës veriore ka treguar për Indeksonline se përpos dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia si dhe kreu i policisë Zvezdan Milivojeviq. Situata është e qetë dhe policia e cila është duke u marrë me rastin. Indeksonline ka provuar të kontaktojë me zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti mirëpo kontakti ka qenë i pamundur./Indeksonline/
Aurela Hoxha