LAJMI I FUNDIT: Evakuohen futbollistët e Suedisë

0

Ndeshja tjetër e çerekfinales së Botërorit “Rusia 2018”, është ajo në mes të Suedisë dhe Anglisë, e cila luhet sot me fillim në ora 16:00 në “Samara Arena”.

Gjatë mëngjesit të sotëm, derisa kombëtarja e Suedisë ishte duke u përgatitur për ndeshjen kundër Anglisë, gjithçka u ndërpre pas një alarmi, me ç’rast futbollistët dhe shtabi teknik u detyruan të evakuohen nga hoteli i tyre.

Përkundër se në fund alarmi rezultoi të jetë i rrejshëm, kjo i shpërqendroi futbollistët për një kohë dhe më pas në rrjetet sociale reagimet ishin të shumta, ku pati edhe ide konspirative, se kjo ishte bërë qëllimisht nga tifozët anglezë.
Sipas shtypi britanik, gjatë kësaj tollovie, në hollin e hotelit është dëgjuar një lojtar i Suedisë teksa thoshte “Kemi mundur ta kalojmë ditën e sotme edhe pa këtë ngjarje”.

Në këtë hotel ku është duke qëndruar përfaqësuesja e Suedisë, po qëndronin edhe disa tifozë anglezë, të cilët u panë bashkë me futbollistët skandinavë në hollin e hotelit gjatë alarmit.

“Lojtarët suedez nuk dukeshin të lumtur me atë çfarë ndodhi dhe kjo nuk më befason, pasi ai alarm i ndërpreu atyre ‘gjumin e bukurisë’, para ndeshjes më të madhe në jetën e tyre”, tha me ironi njëri prej tifozëve anglezë, që po qëndronte po në atë hotel.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »