Lajme jo të mira për ata që akoma nuk e kanë patentshoferin

0

Kandidatët për patentë shofer në Serbi së shpejti pjesën teorike nga testi do ta kalojnë nëpër kompjuterë të auto shkollave, ku mënyra e re e kalimit të testeve do të filloj në korrik 2015. Duke sqaruar për këtë rregull të ri Selami Ajeti nga Autoshkolla “Goga” thotë se ky rregull do të filloi në janar të vitit 2016 dhe jo në korrik dhe se më pajisjet e reja si kamera dhe kompjuter autoshkollave do të i kushtoi deri në 1 milion dinarë.

autoskola

Qëllimi kryesor i këtij sistemi është që nëpërmjet saj të shikohen të gjitha të dhënat gjatë aftësimit të atyre që ndjekin auto shkollat gjegjësisht të kontrollohen të gjitha fazat për aftësim të kandidatëve. Me këtë sistem përfundon edhe epoka e testeve me shkrim duke mënjanuar edhe keqpërdorimin e procesit të aftësimit të kandidatëve dhe kalimin e testeve. Mirëpo duke sqaruar për këtë rregull të ri Selami Ajeti nga Autoshkolla “Goga” thotë se ky rregull do të filloi në janar të vitit 2016 dhe jo në korrik dhe se më pajisjet e reja si kamera dhe kompjuter autoshkollave do të i kushtoi deri në 1 milion dinarë. Autoshkollës “Goga” në Bujanoc sipas madhësisë së objektit i nevojiten së paku 10 deri në 15 kompjuter të paraparë nga ministria e brendshme si dhe tetë deri në 10 video kamera. Sipas Gogës Shoqata e Autoshkollave në Beograd ka bërë kërkesë dhe peticion që të i jepet mundësia edhe atyre që nuk dinë të punojnë me kompjuter të kenë mundësi testi me shkrim për marrjen e patentës. Sistemi i ri që pritet të filloj vlen vetëm për ata që për herë të parë regjistrojnë auto shkollës, ndërsa ata që e kanë filluar, duhet që të gjitha të dhënat të barten në kompjuter dhe sistem për ato faza që ai i ka kaluar para se të filloj të aplikohet sistemi. Është me rëndësi të ceket se kandidati nuk do të mund të kaloj testin nëse nuk i ka dëgjuar orët e teorisë. Auto shkolla “Goga” në Bujnoc deri më sot ka mbi 400 kandidatë për patentë shofer të kategorive të ndryshme./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com