Lajm jo i mirë për duhanpirësit

0

Janë shtrenjtuar 90% e cigareve në Sërbi, nga dita e sotme cigaret janë më shtrenjt 10 dinarë për çdo paket. Tek cigaret më të shtrenjta është rritja prej 3,45%, ndërsa ato që kanë çmim më të ulët rritja është prej 6,45%. Janë shtrenjtuar të gjitha cigaret përveç atyre që prodhon kompania “ Bat” në Vrajë, vetëm ato ende nuk kanë paralajmëruar çmim të ri, në anën tjetër llojet e cigareve të cilat i prodhon JTI që importon “Imperijal” do të ngrisë çmimin ashtu siç e ka parashikuar edhe prodhuesi më i madhë në Serbi “Filip Morris” për 10 dinarë më tepër.

E-cigareta02

Shtrenjtimi i cigareve është një lajm jo i mirë i qytetarëve, në një anket realizuar me qytetarët, disa të anketuar që janë konsumues të duhanit, nuk mendojnë që ta reduktojnë pirjen e duhanit apo ta lënë fare, disa konsiderojnë përshkak të shtrenjtimit dhe mbrojtjes së shëndetit ta reduktujnë atë. Sipas punonjësve në kioskin “Niti” në Bujanoc, pritet të shtrenjtohen edhe cigaret e tjera, duke shtuar se me rritjen e çmimeve vërehet dukshëm rënia e shitblerjes së cigareve. Ndërkaq nga ana tjetër Maja Stoshiq nga kisoski “Nakiq MM” thotë se, pamarrë parasysh ngritjen e çmimeve, cigaret shiten, ka njerz që konsumojnë duhan, ata janë adaptuar me këtë nuk ndrrojnë llojin e cigareve, do të thotë se nuk e lënë duhanin, ata shprehin paknaqësi për shtrenjtimin por prapë blerjen nuk e lënë, ata nuk mendojnë ta reduktojnë fare duhanin edhe përkundër ngritjeve të çmimeve. Shteti siç e parasheh me ligj, në vitet e ardhshme më shumë do të përfitoj nga shitje e çdo pakoje të cigareve. Kështu që çdo vit për pesë përqind do të rritet e ashtëquajtura akciza minimale. Është interesante se nga dita e sotme edhe në Mal të Zit ë gjitha cigarette janë shtrenjtuar për 10 cent në çdo pako. Atje pasojë e shtrenjtimit është rritja e akcizës në duhan./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com